Insajderi
Lajme

Arrestohet në Prishtinë një i dyshuar me urdhër arresti ndërkombëtar

Insajderi
13 January 2026 - 15:55
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Arrestohet në Prishtinë një i dyshuar me urdhër arresti ndërkombëtar
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një shtetas i huaj, i kërkuar me urdhër arresti ndërkombëtar, është arrestuar sot në Prishtinë nga Policia e Kosovës.

Sipas njoftimit zyrtar, arrestimi është realizuar më 13.01.2026 rreth orës 11:45 nga zyrtarë policorë të Drejtorisë për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, përkatësisht ekipi FAST, në bashkëpunim dhe koordinim me institucionet tjera relevante.

Pas identifikimit dhe lokalizimit të të dyshuarit, autoritetet kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme për arrestimin e tij. Me urdhër të prokurorit kujdestar, i arrestuari është dërguar në ndalim policor për 48 orë, gjatë të cilave do të vazhdojnë procedurat e mëtejme ligjore.

Policia e Kosovës ka theksuar se mbetet e përkushtuar në bashkëpunimin ndërkombëtar për kapjen e personave të kërkuar nga drejtësia.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark