Gazeta Insajder ka mësuar nga burimet e veta se Fejard Llugaliu, një nga të dyshuarit për vrasjen e mbrëmshme në Podujevë, është arrestuar brenda Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).
Siç mëson Insajder, ai është arrestuar brenda zhveshtores në QKUK, ku edhe i është gjetur një automatik AK-47 me 51 fishekë.
Insajder po ashtu ka mësuar se viktima nga gjuajtja me armë është Fahri Bunjaku, 31 vjeçar.
Lidhur me ngjarjen e mbrëmshme tragjike, është arrestuar edhe vëllai i Fejardit, Sedati, kanë treguar burimet e Insajderit.
Mbrëmë në Podujevë, rreth orës 22, ka ndodhur një gjuajtje me armë zjarri, ku si pasojë Fahri Bunjaku, ka mbetur i vdekur.
Një person tjetër, i afërm i vëllezërve Llugaliu, Esat Llugaliu, është duke marrë tretman mjekësor./Insajderi.com