Insajderi
Lajme

Arrestohet në Skenderaj një person i kërkuar me urdhëresë gjykate

Insajderi
30 September 2026 - 16:09
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Arrestohet në Skenderaj një person i kërkuar me urdhëresë gjykate
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person të kërkuar me urdhëresë të gjykatës në Skenderaj.

Sipas Policisë, arrestimi është kryer gjatë ditës së sotme nga zyrtarët policorë të Stacionit Policor në Skenderaj, në kuadër të veprimeve për identifikimin dhe arrestimin e personave të kërkuar.

Personi ishte në kërkim për veprën penale “lëndim i lehtë trupor”.

Pas përfundimit të procedurave të nevojshme ligjore, ai është dërguar në vuajtje të dënimit me kohëzgjatje prej një viti e gjashtë muajsh.

Ngjarja ka ndodhur më 30 shtator 2026 në Skenderaj.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark