×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Arrestohet ngasësi i kamionit që la për vdekje një këmbësore në Fushë Kosovë

    Insajderi
    01 February 2024 - 11:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Një kamion ka goditur për vdekje një këmbësore në Fushë Kosovë në rrugën “Hajrullah Zymi” mëngjesin e së enjtes.

    Rastin për Gazetën Insajderi e ka bërë të ditur zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

    Ahmeti njoftoi se është arrestuar ngasësi i kamionit.

    “Sot rreth orës 10:00 kemi pranuar informatën se në rrugën “Hajrullah Zymi” në Fushë Kosovë, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident, kanë qenë të përfshirë një këmbësore dhe një automjet në lëvizje (kamion). Si pasojë e aksidentit, lëndime të rënda trupore ka pësuar këmbësorja e cila nuk ka arritë të përballojë plagët dhe e njëjta ka ndërruar jetë. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje”, ka deklaruar ajo. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark