Insajderi
Lajme

Arrestohet një 21-vjeçar në Kaçanik, iu gjet drogë në veturë

Insajderi
06 December 2025 - 15:49
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Arrestohet një 21-vjeçar në Kaçanik, iu gjet drogë në veturë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka ndaluar një 21-vjeçar në fshatin Bajnicë të Kaçanikut.

Siç bëhet e ditur në njoftimin e policisë, gjatë kontrollit nga policia të njëjtit i është gjetur drogë në veturë.

“Më datën 06.12.2025, rreth orës 00:30, patrulla e stacionit policor Kaçanik, gjatë patrullimit në fshatin Bajnicë të Kaçanikut, ka ndaluar një veturë të tipit Mercedes me targa vendore. Gjatë kontrollit, te pasagjeri i mjetit I.Xh (21 vjeç)është gjetur substancë narkotike që dyshohet të jetë e llojit marihuanë, një mulli për bluarje, një paketë letrash rizla, si dhe një cigare e mbështjellë me narkotik, të cilat janë sekuestruar.

Personi i dyshuar është shoqëruar në stacion policor, ku është intervistuar. Lidhur me rastin është njoftuar Njësia e Antidrogës për trajtim të mëtejshëm” thuhet në njoftim.

Tutje bëhet e ditur se prokurori i shtetit ka urdhëruar inicimin e rastit dhe lirimin e personit të dyshuar në procedurë të rregullt pas intervistimit.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark