Insajderi
Lajme

Arrestohet një 32 vjeçar pas mesnate në Sunny Hill, kishte marr me vete ekstazi

Insajderi
26 July 2024 - 14:50
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Arrestohet një 32 vjeçar pas mesnate në Sunny Hill, kishte marr me vete ekstazi
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Mbrëmë, në natën e parë të Sunny Hill, është arrestuar një 32 vjeçar pasi që iu gjet një sasi e narkotikëve.

Personi i dyshuar ishte ndalur për kontroll pas mesnate nga zyrtarët policorë.

Siç raporton Sinjali, 32 vjeçarit policia i kanë gjetur një sasi të narkotikëve, të llojit ekstazi.

Tabletat që iu gjetën të dyshuarit i kushtuan me arrestim dhe shoqërim në stacion policor.

Ndaj tij, pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit policor dhe inicimin e rastit.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark