Insajderi
Lajme

Arrestohet një 35-vjeçar në Elbasan, theri me thikë vëllanë e tij

Insajderi
15 December 2025 - 13:53
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Arrestohet një 35-vjeçar në Elbasan, theri me thikë vëllanë e tij
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një 35-vjeçar është arrestuar nga policia e Elbasanit, pasi dyshohet se pas një konflikti, ka therur me thikë vëllanë e tij, 46-vjeçar.

Policia u njoftua për rastin pas paraqitjes në Spitalin e Elbasanit të 46-vjeçarit A.H., i cili ishte sulmuar me thikë në dorë.

Policia e Shqipërisë ka njoftuar se gjatë kontrollit në banesën e 35-vjeçarit, u gjetën dhe u sekuestruan thika, me të cilat dyshohet se është kryer vepra, si dhe disa fishekë të armës së gjuetisë.

“Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftim.


OP-ED
Nga Rubrika
Lajme
28 November 2026
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark