Insajderi
Lajme

Arrestohet një 35-vjeçar që ishte i dënuar me 2 vite e 8 muaj burgim për vjedhje

Insajderi
22 September 2026 - 17:06
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Arrestohet një 35-vjeçar që ishte i dënuar me 2 vite e 8 muaj burgim për vjedhje
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Policia ka njoftuar se një 35-vjeçar i dënuar me dy vite e tetë muaj burgim, i cili ishte në kërkim, është arrestuar sot nga Policia e Kosovës në Fushë Kosovë.

Ai ishte i dënuar për vjedhje të rëndë.

“Policia e Rajonit të Prishtinës, po vazhdon ndërmarrjen e veprimeve policore me qëllim kapjen e personave të dyshuar dhe atyre të dënuar si autor të veprave penale. Një nga këto operacione u realizua nga zyrtarët policorë të stacionit të Fushë Kosovës, të cilët arritën të arrestojnë personin e kërkuar për veprën ‘Vjedhje e rëndë’, i cili ishte i dënuar me 2 vite e 8 muaj burgim”, tha policia në njoftim.

Personi i arrestuar, Sh. I, mashkull, 35 vjeç, konform urdhëresës së gjykatës, është dërguar në vuajtje të dënimit.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark