×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Arrestohet një burrë në Fushë Kosovë, pasi largon nga shtëpia gruan

    Insajderi
    28 April 2023 - 10:27
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Është arrestuar një burrë në Fushë Kosovë nën dyshimin se e ka larguar nga shtëpia një grua.

    Viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe e njëjta është vendosur në strehimore.

    Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovë në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që pas intervistimit i dyshuari të lirohet.

    “Fushë Kosovë 26.04.2023 – 15:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se e ka larguar nga shtëpia viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe e njëjta është vendosur në strehimore. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që pas intervistimit i dyshuari të lirohet dhe rasti të procedohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë./Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark