×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Arrestohet një burrë nga Vitia, dyshohet se dhunoi një vajzë të mitur

    Insajderi
    29 October 2022 - 08:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një person në Viti pasi dyshohet të ketë dhunuar një vajzë të mitur.

    Fillimisht, sipas policisë vajza ishte shpallur e zhdukur. Ndërkaq i dyshuari është dërguar në mbajtje.

    Sipas raportit, viktima është dërguar në IML për ekzaminim mjekësor.

    Viti 26-28.10.2022 – NN. Në lidhje me rastin, me 28.10.2022 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se ka shfrytëzuar seksualisht viktimën femër kosovare e mitur. Rasti fillimisht ishte raportuar si person i zhdukur. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa viktima është dërguar në IML për ekzaminim mjekësor. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin e policisë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark