Është arrestuar një i dyshuar, punonjës në zyrën për komunitet dhe kthim në Pejë nën dyshimin për shpërdorim të pozitës zyrtare.
Sipas raportit të policisë thuhet se ai që nga viti 2010 ka ndërhyrë në mënyrë të kundërligjshme programin e tatimeve në pronë.
“Me ç’rast ka shlyer shuma të ndryshme të tatim paguesve duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në buxhetin e komunës së Pejës”, thuhet në njoftimin e policisë.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Insajderi.com