×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Arrestohet një grua – kishte grabitur një barnatore në Prizren me pistoletë të plastikës

    Insajderi
    17 November 2020 - 09:39
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Një grua është arrestuar gjatë ditës së djeshme në Prizren pasi që nën kërcënimin e pistoletës së plastikës ka kërkuar para nga një punëtor në një barnatore.

    Policia e Kosovës ka bërë të ditur se rasti ka ndodhur në Lagjen Arbana rreth orës 19:20, raporton Gazeta Insajderi.

    “Lagjja Arbana, Prizren 16.11.2020 – 19:20. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare e cila nën kërcënimin e pistoletës (së plastikës) ka kërkuar para nga një punëtore të një barnatoreje. Njësitë relevante policore kanë dalur në vendin e ngjarjes dhe kanë sekuestruar pistoletën”, thuhet në njoftimin e policisë.

    Tutje policia ka treguar se: “Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit e dyshuara dërgohet në mbajte”. /Insajderi.org

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark