Insajderi
Lajme

Arrestohet një i dyshuar për lëndim të rëndë trupor në Komoran

Insajderi
18 October 2026 - 10:46
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Arrestohet një i dyshuar për lëndim të rëndë trupor në Komoran
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një person është arrestuar më 17 tetor nën dyshimin se ka kryer veprën penale “lëndim i rëndë trupor”, gjatë një sulmi fizik të ndodhur në Komoran të Drenasit.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur më 14 tetor, rreth orës 20:00, kur i dyshuari, së bashku me dy persona të tjerë, dyshohet se kanë sulmuar fizikisht një person dhe i kanë shkaktuar lëndime.

“Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, u bë e ditur në raportin 24-orësh.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark