Insajderi
Lajme

Arrestohet një i mitur në Prishtinë, dyshohet për tentim vrasje

Insajderi
11 November 2025 - 14:26
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Arrestohet një i mitur në Prishtinë, dyshohet për tentim vrasje
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar të miturin M.G, i dyshuar për tentim-vrasje.

Nga njësiti i hetimeve të përgjithshme, është arrestuar personi i dyshuar:

– M.G, mashkull, ( i mitur) shtetas i Republikës së Kosovës.

I dyshuari ka qenë në kërkim nga ana e policisë, për një rast tentim vrasje që ka ndodhur me datën 04.11.2025, në rrugën “Mark Sopi“, në Prishtinë.

Pas përfundimit të procedurave të nevojshme policore, i dyshuari me vendim të prokurorit të shtetit është dërguar në qendrën e mbajtjes.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark