Insajderi
Lajme

Arrestohet një i mitur pas një therjeje me thikë në Prishtinë

Insajderi
31 July 2026 - 09:21
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Arrestohet një i mitur pas një therjeje me thikë në Prishtinë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Policia ka njoftuar se një i mitur është arrestuar në Prishtinë, pasi dyshohet se ka therur me thikë një person.

Sipas Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur më 30 korrik 2026, rreth orës 23:30.

Si pasojë e plagëve të marra, viktima është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

“Prishtinë 30.07.2026-23:30. Është arrestuar i dyshuari i mitur mashkull kosovar, pasi që i njëjti kishte therur me thikë viktimën mashkull kosovar. Viktima është dërguar në QKUK. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark