Insajderi
Lajme

Arrestohet një i mitur për vjedhje të rëndë në Lipjan

Insajderi
13 March 2026 - 14:22
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Arrestohet një i mitur për vjedhje të rëndë në Lipjan
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Është arrestuar një i mitur mbrëmjen e së enjtes në Lipjan për vjedhje të rëndë. 

Rasti kishte ndodhur më 3 mars në një shtëpi në fshatin Torinë, dhe ishte raportuar se ishin vjedhur stoli ari e para. 

Policia njoftoi se i dyshuari është dërguar në mbajtje, derisa ai dyshohet për së paku 12 vepra të tilla vjedhjeje. 

“Ndaj personit të dyshuar po kryhen procedurat e nevojshme procedurale për se paku 12 vepra të natyrës se njëjtë, ndërkohë që hetuesit janë në kërkim të disa personave të tjerë të dyshuar  te cilët dyshohet të jenë të përfshirë në po të njëjtat raste”, njoftoi PK.


OP-ED
Nga Rubrika
Lajme
28 November 2026
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark