×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Arrestohet një ish-pjesëtar serb i Policisë së Kosovës, iu gjetën pajisje zyrtare

    Insajderi
    31 January 2024 - 09:39
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Policia ka njoftuar për arrestimin e një ish-pjesëtari të Policisë së Kosovës në Leposaviq, i cili është i nacionalitetit serb.

    Sipas njoftimit, i dyshuari u arrestuar për dyshimin për armëmbajtje pa leje.

    Kjo, pasi që të njëjtit iu gjetën pajisje të Policisë së Kosovës.

    Më pas, ai është liruar në procedurë të rregullt me vendim të prokurorit.

    “Leposaviq 09.09.2023/20:20. Lidhur me rastin, nga i dyshuari mashkull kosovar serb (ish pjesëtar i PK-së) janë konfiskuar pajisje zyrtare të PK-së. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark