Insajderi
Lajme

Arrestohet një ish – polic në Leposaviq, dyshohet për krime lufte

Insajderi
14 April 2026 - 18:06
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Arrestohet një ish – polic në Leposaviq, dyshohet për krime lufte
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Policia ka njoftuar se një serb është arrestuar në fshatin Soçanicë të Leposaviq.

I arrestuari dyshohet se ka kryer krime lufte.

I arrestuar ka qenë pjesëtar i Policisë së Kosovës, raporton Kossev.

Për këtë të fundit,  Veton Elshani nga Policia e Kosovës, Elshani ka deklaruar nuk mund të japë më shumë detaje meqë në aksionin e arrestimit s’ka marrë pjesë njësia e për rajonin e Veriut.

“Po, ky burrë u arrestua në Soçanicë, por nuk mund të flasim për detajet sepse njësia për rajonin e Veriut nuk mori pjesë në arrestim. Ai u arrestua nga Njësia e Krimeve të Luftës nga Prishtina, ku më pas u transferua’’, ka thënë ai.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark