Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Mitrovicë si të dyshuar për falsifikimin e dokumenteve të veturave.
Arrestimi i tij ka ndodhur pas një kontrolli të policisë në një lokacion ku bëhet shitblerja e veturave, ku janë identifikuar katër vetura dokumentacioni i të cilave nuk përputhej me numrat identifikues të veturave përkatëse.
Te të gjitha këto makina hetuesit policorë kanë vërejtur dhe ngritur dyshimet se brenda tyre është ndërhyrë në mënyrë fizike me fshirje të numrave identifikues të veturave.
Veturat besohet të kenë qenë në pronësi të të dyshuarit lidhur me këtë rast, F.B, 21 vjec.
Hetuesit policorë me autorizim të prokurorit të çështjes do të vazhdojnë hetimet drejt verifikimit të prejardhjes së këtyre veturave, njofton policia.