Insajderi
Lajme

Arrestohet një person i kërkuar, ishte dënuar me 7 muaj burgim

Insajderi
09 September 2026 - 13:04
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Arrestohet një person i kërkuar, ishte dënuar me 7 muaj burgim
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Policia ka njoftuar se ka arrestuar në veri të Mitrovicës një person të kërkuar nga Gjykata Themelore në Mitrovicë, i cili ishte dënuar me 7 muaj burgim efektiv për veprën penale “Vjedhje në tentativë”.

Sipas Policisë, më 9 shtator 2026, në Stacionin Policor Mitrovicë Veri është paraqitur personi H.B., i lindur në vitin 2001.

Ai paraprakisht ishte kërkuar në vendbanimin e tij, pasi Policia kishte pranuar informacione nga qytetarët se ndodhej në territorin e Republikës së Kosovës.

Pas përfundimit të procedurave të nevojshme policore, personi është shoqëruar dhe dërguar në vuajtje të dënimit, në përputhje me urdhër-arrestin e gjykatës.

Policia ka falënderuar qytetarët për bashkëpunimin dhe i ka ftuar që të raportojnë çdo informacion për persona të kërkuar në numrin 192, në stacionin më të afërt policor ose përmes aplikacionit “Lajmëro Policinë”.

Drejtoria Rajonale e Policisë Mitrovicë Veri ka bërë të ditur se do të vazhdojë zbatimin e urdhëresave të gjykatave ndaj personave të kërkuar.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark