Insajderi
Lajme

Arrestohet një person në Drenas, dyshohet se dhunoi një të mitur

Insajderi
22 June 2024 - 09:11
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Arrestohet një person në Drenas, dyshohet se dhunoi një të mitur
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një burrë është arrestuar në Drenas, pasi dyshohet se ka dhunuar një të mitur.

Sipas policisë, ajo ishte gjetur në shtëpinë e të dyshuarit.

Viktima është kthyer në familjen e saj.

“Gllogovc, 2024-22:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që më datë 21.06.2024 rreth orës 18:40 në shtëpinë e të dyshuarit është gjetur e mitura femër kosovare me të cilën  dyshohet se i dyshuari kishte kryer marrëdhënie seksuale. Lidhur me rastin është intervistuar i dyshuari i lartcekur dhe me vendim të prokurorit kujdestar është dërguar në mbajtje. Ndërsa viktima është kthyer në familjen e saj. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport.


OP-ED
Nga Rubrika
Lajme
28 November 2026
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark