×
  • Lajme
  • Lajme

    Arrestohet një person në flagrancë për vjedhje të rëndë në tentativë në Ferizaj

    Insajderi
    25 May 2024 - 14:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës njfotoj ka arrestuar një person në flagrancë për vjedhje të rëndë në tentativë, ndërsa dyshohet edhe për disa vjedhje tjera të kryera në Ferizaj

    “Rreth orës 03:55 policia e stacionit në Ferizaj  ka pranuar një informatë,  se në rrugën “Gjon Serreqi ” në një lokal afarist një person kishte depërtuar me forcë dhe ishte në proces të vjedhjes. Ekipe të policisë menjëherë janë nisur në drejtim të rrugës ” Gjon Serreqi” dhe kanë arritur që ta rrethojnë zonën dhe lokalin, ndërsa në flagrancë kanë arrestuar të dyshuarin E.D, mashkull, shtetas i Shqipërisë, i moshës 28 vjeçar dhe e kanë shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj”, njoftoj Policia.

    Derisa, në stacionin e policisë në Ferizaj nga disa qytetarë janë raportuar edhe katër raste të vjedhjeve të rënda në lokale të ndryshme afariste, të cilat kanë ndodhur gjatë natës në rrugët “Enver Topalli”, ” 12 Qershori” dhe ” Gjon Serreqi” dhe të cilat dyshohet se i ka kryer i dyshuari i arrestuar E.D.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark