Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në Kaçanik, i dyshuar për veprën penale “keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.
Sipas raportit policor, arrestimi është bërë më 6 korrik 2026, pas hetimeve të zhvilluara lidhur me rastin që daton nga 2 qershori 2026.
Pas intervistimit nga organet kompetente, i dyshuari, mashkull kosovar, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“KEQPËRDORIM I POZITËS APO AUTORITETIT ZYRTAR – Kaçanik, 02.06.2026, ora 10:00. Pas hetimeve të zhvilluara lidhur me rastin, më 06.07.2026 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe i njëjti pas intervistimit, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.