Insajderi
Lajme

Arrestohet një person në Kaçanik, policia sekuestron 41 bimë kanabisi

Insajderi
21 October 2026 - 11:03
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Arrestohet një person në Kaçanik, policia sekuestron 41 bimë kanabisi
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një person është arrestuar në Kaçanik mbrëmjen e së martës, si i dyshuar për kultivim dhe shitje të narkotikëve.

Në raportin ditor të PK’së bëhet e ditur se gjatë aksionit policor të njëjtit iu janë gjetur 41 bimë të kanabisit, shkruan Insajderi.

“Fsh, Doganaj dhe fsh. Vatë, Kaçanik 20.10.2026-20:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se i njëjti merret me shitje dhe kultivim të narkotikëve. Gjatë kontrollit në automjet, në shtëpinë dhe objektet përcjellëse i janë gjetur dhe konfiskuar si prova materiale: një sasi substancë e dyshuar narkotike llojit marihuanë në peshë 16.7 gramë, 41 bimë të kanabis sativa të gjitha në peshë 2112.3 gramë, një palë gërshëre dhe një telefon”, thuhet në raport.

I dyshuari, sipas policisë, pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në ndalim. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark