Insajderi
Lajme

Arrestohet një person në Klinë, e lëndoi policin gjatë tentativës për t’i ikur

Insajderi
14 October 2025 - 10:19
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Arrestohet një person në Klinë, e lëndoi policin gjatë tentativës për t’i ikur
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një person është arrestuar të hënën në Klinë nën dyshimet se i njëjti i ka shkaktuar lëndime trupore një polici.

Ngjarja, siç bëhet e ditur në raportin 24-orësh, ndodhi gjersa i dyshuari gjatë një ndalese nga policia tentoi të largohej nga vendi i ngjarjes.

“Është raportuar se njësiti policor deri sa ishte në kryerje të detyrës zyrtare kanë ndaluar një automjet dhe pasi i është kumtuar se duhet t’i nënshtrohet kontrollit policor, i dyshuari me vrull ka nisur veturën dhe është larguar nga vendi i ngjarjes, duke i shkaktuar lëndime trupore zyrtarit policor, i cili ka pranuar tretman mjekësor”, bën të ditur policia.

Në njoftim, bëhet e ditur se i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark