Një person është arrestuar të mërkurën nga policia nën dyshimin për dhunë në familje, lëndim të lehtë trupor dhe posedim të paautorizuar të armës.
Sipas raportit të policisë, i dyshuari, mashkull kosovar, dyshohet se ka sulmuar fizikisht një grua kosovare. Si pasojë e sulmit, viktima ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor.
Gjatë kontrollit të kryer në shtëpinë e të dyshuarit, policia ka gjetur dhe konfiskuar një revole së bashku me pesë fishekë.
I dyshuari është intervistuar nga organet e rendit dhe, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje për procedura të mëtejme hetimore.
“Klinë 03.03.2026. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet se kishte sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Në shtëpinë e të dyshuarit është konfiskuar një revole me 5 fishekë dhe i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.