Insajderi
Lajme

Arrestohet një person në Podujevë, shtiu me armë zjarri disa herë gjatë një ahengu familjar

Insajderi
03 January 2025 - 09:31
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Arrestohet një person në Podujevë, shtiu me armë zjarri disa herë gjatë një ahengu familjar
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një person në Podujevë është arrestuar, pasi kishte shtënë disa herë me armë zjarri gjatë një ahengu familjar.

Tutje policia njofton se të dyshuarit i është konfiskuar një pushkë automatike me 18 copë fishekë dhe 7 gëzhoja.

“Fsh. Llapashticë e Epërme, Podujevë  02.01.2025 – 21:25.  Pas disa të shtënave me armë zjarri gjatë një ahengu familjar nga i dyshuari  mashkull kosovar është konfiskuar një pushkë automatike me 18 copë fishekë dhe 7 gëzhoja. I dyshuari është intervistuar, me vendim të prokurorit është arrestuar dhe dërguar në mbajtje”.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark