Është arrestuar një person në Podujevë, pasi i njëjti ka ushtruar dhunë ndaj viktimës femër.
Të njëjtit i janë konfiskuar dy armë zjarri, 35 fishekë dhe një shufër metalike.
Siç njofton Policia e Kosovës, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Njoftimi i plotë i PK:
DHUNË NË FAMILJE
· Podujevë 02.12.2022 – 18:55. Është arrestuari dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës femër kosovare. Gjatë kontrollit të shtëpisë së të dyshuarit janë gjetur dhe konfiskuar: dy armë zjarri, 35 fishekë dhe një shufër metali. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.