×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Musliu: Mërgimtarët u mashtruan rëndë nga Kurti

    Insajderi
    04 December 2022 - 08:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu, për Ekonomia Online ka thënë se mërgimtarët janë mashtruar nga Qeveri Kurti.

    Ajo potencon se nga hulumtimet që ka bërë ajo, nga 224 mijë polica të paguara, vetëm 8 mijë mërgimtarë janë kompensuar.

    “Absolutisht e them me bindje të plotë bazuar në statistika dhe informata të sakta, e në argumente që mërgimtarët e Republikës së Kosovës janë mashtruar keq e rëndë nga kryeministri Albin Kurti, e them këtë sepse kam hulumtuar të hyrat ose numrin e polisave që kanë paguar mërgimtarët ku janë mbi 224 mijë polisa të paguara, ndërsa janë rimbursuar vetëm 8 mijë, që i bije 3.9 për qind janë rimbursuar, kështu që jo shumica por të gjithë mërgimtarët janë mashtruar nga kryeministri”, tha ajo.

    Ajo u shpreh se kjo pagesë duhet të hiqet, e sidomos nga kryeministri Kurti, pasi sipas saj, ai vet e ka dhënë këtë premtim.

    “Tani nëse kurrë nuk është dashur të hiqet, nga Albin Kurti duhet të hiqet për shkaka se ka bërë opozitarizëm me vite të tëra me këtë kartë duke i garantuar mërgimtarët tanë se me ardhjen e tij në pushtet ai do ta heq policën e sigurimeve, dhe çfarë bëri krijoj burokraci e procedura edhe më të rënda, ata e paguan policën dhe u kthyen në vendet e tyre siç ka ndodhur rëndom. Ata u mashtruan nga Albin Kurti”, tha Musliu.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark