Mbrëmë rreth orës 22:00, policia ka arrestuar një person të dyshuar për tentim vrasje. Rasti ka ndodhur në rrugën “Qemail Stafa” në Prishtinë më 3 dhjetor të këtij viti, ku me armë zjarri ishte plagosur personi A. L. (24 vjeç).
“Që nga dita e raportimit të rastit, hetuesit rajonal të Prishtinës, kanë ndërmarrë një varg veprimesh operative e hetimore, të cilat kanë rezultuar me identifikimin dhe arrestimin e një personi të dyshuar. B. B., mashkull 27 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, i cili është dërguar në mbajtje me urdhër të prokurorit të shtetit për përfundimin e procedurave të nevojshme policore”, thuhet në njoftimin e policisë.
Policia thotë se të njëjtin person po e kërkonte që nga muaji shtator (2016), për një rast tjetër të tentim vrasjes, të ndodhur në Kodrën e Trimave në Prishtinë./Insajderi.com