×
  • Lajme
  • Lajme

    Arrestohet një person për grabitjen e armatosur në Ferizaj

    Insajderi
    10 August 2023 - 09:54
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia ka arrestuar një person për grabitjen e armatosur në Ferizaj, që kishte ndodhur më 22 mars 2023 në fshatin Bablak të Ferizajt.

    Policia kishte pranuar një informacion, se në fshatin Bablak të Ferizajt ishte një rast i grabitjes së armatosur.

    “Fillimisht policët e rendit, e më pas krimteknikët dhe hetuesit rajonal kanë ndalë në vendin e ngjarjes dhe nën autorizim te prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj i kanë nisur hetimet.

    Nga hetimet e para dyshohej se tre persona nën kërcënimin e armës kanë ndaluar një veturë të postës së shpejtë dhe nga drejtuesi i veturës i kanë grabitur para në vlerë prej 770 eurove dhe janë larguar në drejtim të panjohur”, bën të ditur Policia.

    Hetuesit rajonal pas një pune intensive hetimore, grumbullimit të informacioneve në terren, kanë siguruar prova të mjaftueshme dhe kanë identifikuar të dyshuarin, të cilin me datën 09.08.2023 rreth orës 22:00 e kanë arrestuar dhe në banesën e tij kanë gjetur e më pas kanë konfiskuar një armë të zjarrit automatike, me të cilën dyshohet se ka kryer grabitjen.

    I dyshuari është shoqëruar në Sektorin Rajonal të Hetimeve dhe pas intervistimit nga policët hetues, në prani edhe të avokatit mbrojtës, me vendim të prokurorit të rastit është ndaluar në mbajtje për 48 orë, për procedura tjera hetimore.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark