Policia e Kosovës raporton se ka arrestuar një person të dyshuar pasi që ka keqtrajtuar fizikisht një të mitur dhe ka kanosur me armë zjarri.
Të dyshuarit i është konfiskuar arma e llojit Ekol Tuna e cila kishte tre fishek ndërkaq i dyshuari me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje, raporton Insajderi.
Rasti ka ndodhur gjatë ditë së djeshme në komunën e Gjilanit, rreth orës 16:00. /Insajderi.com