Insajderi
Lajme

Arrestohet një person për vdekjen e punëtorit pas shembjes së dheut në Veternik

Insajderi
06 April 2025 - 08:58
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Arrestohet një person për vdekjen e punëtorit pas shembjes së dheut në Veternik
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person pas vdekjes së një punëtori nga shembja e dheut në Veternit të Prishtnës, shkruan Gazeta Insajderi.

Sipas njoftimit, pas intervistimit është dërguar një mbajtje.

Ndërsa personi tjetër i lënduar ndodhet në QKUK.

“ASGJËSIM, DËMTIM OSE HEQJE E PAISJEVE MBROJTËSE- Rr. Gjilani, Prishtinë / 05.04.2025 – 12:00. Është raportuar se gjatë punimeve te një objekt në ndërtim është shembur dheu dhe i ka nxënë dy persona meshkuj kosovar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe urgjenca të cilët kanë arritur që ti nxjerrin personat nga gropa ku ju është ofruar tretman mjekësor, mirëpo njëri nga personat nuk ka arritur që tu mbijetojë plagëve dhe nga stafi mjekësor është konstatuar vdekja e tij, ndërsa personi tjetër është dërguar në QKUK për trajtim të mëtutjeshme. Lidhur me rastin është arrestuar një mashkull kosovar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.”


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark