Insajderi
Lajme

Arrestohet një person për vjedhje një xhami

Insajderi
16 April 2026 - 19:47
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Arrestohet një person për vjedhje një xhami
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Policia ka njoftuar se ka arrestuar një person pasi dyshohet për vjedhje në Xhaminë e fshatit Mirashë.

“Me datën 12.04.2026 rreth orës 13:00, në stacionin policor në Ferizaj është raportuar një rast i “Vjedhjes së rëndë” në Xhaminë e fshatit Mirashë. Njësitet reaguese kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë kontaktuar me ankuesin, imamin e Xhamisë, i cili ka njoftuar se rreth orës 03:00 të së njëjtës ditë, një person i panjohur dhe i maskuar kishte hyrë në objekt, nga ku kishte vjedhur arkën e bamirësisë me një shumë të caktuar parash”, njoftoj policia.

Rasti është regjistruar nga kamerat e sigurisë, mirëpo gjatë largimit, i dyshuari kishte dëmtuar kamerat me qëllim të asgjësimit të provave, duke shkaktuar edhe dëme materiale.

Pas veprimeve hetimore dhe sigurimit të provave, më 16.04.2026, Njësia e Hetimeve në Ferizaj ka arritur të identifikojë dhe arrestojë të dyshuarin J.H. (33 vjeç), i cili është shoqëruar në stacionin policor dhe në prani të avokatit mbrojtës, është intervistuar si i dyshuar, ku me autorizim të prokurorit të shtetit ka pranuar kryerjen e veprës penale.

Gjithashtu, i dyshuari rezulton me urdhër-arrest aktiv nga Gjykata Themelore, dega në Lipjan.

Me vendim të prokurorit, është ndaluar për 48 orë për procedura të mëtejshme hetimore.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark