×
  • Lajme
  • Lajme

    Arrestohet një person, policia i sekuestron mbi 25 kg drogë

    Insajderi
    14 May 2023 - 16:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Është arrestuar një person dhe janë sekuestruar mbi 25 kilogram drogë. Policia e Kosovës ka njoftuar se të shtunën rreth orës 09:00, ka ndaluar një person, dhe i është kontrolluar automjeti.

    Në koordinim me Prokurorinë e Shtetit, Policia tha se përmes planit taktik të koduar me emrin “Kthesa”, gjatë kontrolleve të zhvilluara në tri lokacione, janë gjetur dhe sekuestuar 25 kg e 134 marihuanë, të ndara në pesë paketime.

    Lokacionet ku u zhvilluan kontrollet ishin në një banesë në Fushë Kosovë dhe te dy shtëpi dhe objekte përcjellëse në fshatin Breznicë të Obiliqit.

    Sasia e sekuestruar dyshohet se ka qenë e destinuar për tregun vendor dhe që kap vlerën rreth 27 mijë e 500 euro. Gjithashtu, gjatë operacionit policor është sekuestruar edhe një veturë e tipit Ford Focus, ngjyrë hiri me targa vendore si dhe një telefon.

    “I dyshuari në prani të avokatit mbrojtës me vet autorizim, ka shfrytëzuar të drejtën për tu mbrojtur në heshtje duke mos dhënë asnjë detaj për rastin. Sektori Qendror i Hetimeve kundër Narkotikëve (SQHN) është mbështetur edhe nga: Drejtoria e Teknikës Kriminalistike në Prishtinë, Njësia për Reagim të Shpejtë (NJRSH) në Prishtinë, Patrulla Policore e stacionit policor në Obiliq dhe Patrulla Policore e stacionit policor në Fushë Kosovë”, thuhet në njoftimin e PK-së.

    “Me vendim mbi ndalimin e personit, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orëve. Hetimet janë duke vazhduar nga Drejtori për Hetimin e Trafikimit me Narkotik (DHTN), Sektori Qendror”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark