×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Arrestohet një person që dyshohet se sulmoi Aliun e Mitrovicës

    Insajderi
    19 July 2023 - 19:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    30 vjeçari Ali Neziri, u sulmua më 12 korrik në sheshin “Adem Jashari” në Mitrovicë.

    Rasti i tij zgjoi reagime të mëdha në opinion.

    E pas një javë, policia arriti ta kap një person, i cili dyshohet rreth këtij rasti. Kështu tha Avni Zahiti, zëdhënës i policisë për rajonin e Mitrovicës.

    Ai bëri të ditur se personi i cili u prangos është M.I, 47-vjeçar.

    “Për të gjitha veprimet e ndërmarra është të kontaktuar prokurori i rastit nga i cili është sugjeruar që rasti të procedohet tutje me kallëzim penal për veprën penale “sulm’. Ndërsa pas intervistimit me vendim të Prokurorit të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor”, tha Zahiti për Insajderin.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark