Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në fshatin Kabash të Vitisë.
Prangosja e tij ka ardhur pasi gjatë kontrollit në shtëpinë e tij, është gjetur një armë automatike, fishekë dhe disa pajisje tjera.
“Gjate kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar në cilësi të provave materiale për gjykatën; një (1) armë e gjatë automatike e llojit AK 47, dy (2) karikator të armës AK 47 më dyzet e shtatë (47) fishekë të kalibrit 7.62x39mm, një (1) palë dylbi, dyzet e një (41) copë fishekë të kalibrit 9×19 mm, njëzet e katër (24) copë fishekë të kalibrit 7.62×39 mm, tre (3) boksa metali, një (1) palë pranga, një (1) çelës për pranga dhe një (1) brisk dhe tre (3) fishekë të kalibrit 7.65×17 mm.”, thuhet në njoftim.