Insajderi
Lajme

Arrestohet një shtetas turk në Aeroportin e Prishtinës, dyshohet për përdorim të dokumentit të falsifikuar

Insajderi
24 June 2026 - 10:03
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Arrestohet një shtetas turk në Aeroportin e Prishtinës, dyshohet për përdorim të dokumentit të falsifikuar
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Policia e Kosovës ka arrestuar një shtetas të Turqisë në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë, nën dyshimin për falsifikim të dokumenteve të udhëtimit.

Sipas njoftimit të policisë, rasti ka ndodhur më 23 qershor 2026, rreth orës 09:40, kur i dyshuari kishte tentuar të udhëtonte përmes aeroportit.

“FALSIFIKIM I DOKUMENTIT Aeroporti Adem Jashari, 23.06.2026 – 09:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Turqisë pasi që ka tentuar të udhëtoj përmes Aeroportit të Prishtinës me dokument udhëtimi të falsifikuar. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.”, thuhet në raportin e policisë.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark