Arrestohet një tjetër i dyshuar për sulmin ndaj KFOR-it në Zveçan - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Arrestohet një tjetër i dyshuar për sulmin ndaj KFOR-it në Zveçan

    Insajderi
    15 April 2025 - 15:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Është arrestuar edhe një person që sulmoi dhunshëm pjesëtarët e KFOR-it në Zveçan, disa prej të cilëve mbetën me pasoja të përjetshme.

    Lajmin e ka bërë të ditur ministri i dorëhequr i Punëve të Brendshme Xhelel Sveçla, nëpërmjet llogarisë së tij të Facebook.

    “Arrestohet edhe një nga terroristët që sulmoi dhunshëm pjesëtarët e KFOR-it në Zveçan, disa prej të cilëve mbetën me pasoja të përjetshme.

    Asnjë kriminel e terrorist nuk do ta ndejë lirinë për aq kohë sa ka cënuar rendin tonë kushtetues, punën e institucioneve tona, detyrën e zyrtarëve tanë e personelit ndërkombëtar. Mbi ta do të veprohet pa asnjë kompromis siç presim që edhe drejtësia të veprojë në linjë të tillë. Republika jonë nuk ka qenë dhe nuk do të jetë kurrë zonë e rehatisë për kriminelë e terroristë”, ka njoftuar ai.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark