Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Prizren pasi dyshohet se ka mashtruar një person tjetër, duke i premtuar se mund t’ia rregullojë një vizë për punë.
I dyshuari i ka thënë viktimës se në Suedi posedon një firmë ndërtimore, dhe për t’ia bërë vizën e puëns i ka marr para.
“Gjatë intervistimit, i njëjti ka pranuar se ka marr një shumë të parave, por sipas tij ka dështuar ta rregulloj vizën. Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, njofton policia.
Gjatë 24 orëve të fundit, Policia e Kosovës njofton se ka arrestuar tetë përsona, prej të cilëve shtatë vazhdojnë të jenë në mbajtje.
Gjatë kësaj periudhe janë shënuar edhe 55 aksidente trafiku, po pa fatalitet./Insajderi.com