×
  • Lajme
  • Lajme

    Arrestohet pasi ngacmonte një femër që nga viti 2014

    Insajderi
    06 February 2016 - 10:56

    Mbrëmë Policia e Kosovës ka arrestuar një të mashkull nën dyshimin se që nga viti 2014 ka qenë duke e ngacmuar një femër.

    “Sipas viktimës, i dyshuari që nga viti 2014 e ka ngacmuar në mënyra të ndryshme si përmes kontaktit e po ashtu edhe përmes rrjeteve sociale Facebook dhe Instagram, përkundër dëshirës së saj, njofton policia.

    Personi i dyshuar, me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.

    Ky person është vetëm njëri nga 28 të tjerëve të arrestuar në 24 orët e fundit në Kosovë. Siç njofton policia, nga 28 të arrestuarit në këtë periudhë kohore, 13 vazhdojnë të jenë në mbajtje./Inasjderi.com

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2023 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark