Policia e Kosovës ka arrestuar dje një person i cili ka tentuar që të fusë brenda Burgut të Dubravës mbushje telefonike.
Personi i arrestuar ka shkuar të vizitojë djalin e tij në burg, ndërsa gjatë kontrollit i janë gjetur dhe konfiskuar mbushjet e tri eurove.
I dyshuari është intervistuar nga prokurori dhe është liruar me procedurë të rregullt.
Në raportin e punës për 24 orët e fundit, Policia e Kosovës njofton se ka arrestuar 14 persona, prej të cilëve 10 vazhdojnë të jenë në mbajtje.
Po ashtu, raportohet se kanë ndodhur 28 aksidente trafiku, por që nuk ka pasur të vdekur.
Raste të ngjashme të kontrabandimit në burgun e Dubravës ka pasur edhe në të kaluarën, ndërsa organizata që merren me sigurinë kanë ngritur shpesh shqetësim rreth kësaj çështje/Insajderi