Policia e Kosovës ka arrestuar një të dyshuar mashkull nën dyshimin se ka ushtuar dhunë ndaj një femre të mitur shqiptare, e cila ka nënshtetësi të huaj. Rasti ka ndodhur në Komunën e Fushë Kosovës.
Sipas policisë, gjatë kontrollit tek i dyshuari është gjetur dhe konfiskuar një arme e ftohtë, thikë.
“Me vendim të prokurorit viktima është dërguar për ekzaminime mjekësore, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje,” njofton policia./Insajderi