Policia e Kosovës, ka arrestuar një person në Ferizaj, nën dyshimet për blerje, shitje dhe posedim të narkotikëve.
Pas kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit dhe objektet përcjellëse të ti, janë gjetur dhe sekuestruar prova si; substancë narkotike marihuanë, një grinder, një pushkë gjuetie, telefon e para të gatshme.
“Për të gjitha veprimet e ndërmarra lidhur me rastin është njoftuar prokurori kompetent, me autorizim të të cilit, ndaj personit të dyshuar iniciohet rasti për veprën penale ’’Blerja, posedimi shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikeve, substancave psikotrope dhe analoge’‘dhe pas intervistimit ndaj të njëjtit lëshohet aktvendim për ndalim prej 48 orësh”, njoftoj policia.