×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    Arrestohet personi që dyshohet se tërhoqi qenin zvarrë me veturë

    Insajderi
    02 March 2023 - 12:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Policia e ka identifikuar personin që dyshohet se e ka tërhequr një qen zvarrë me veturë ditën e djeshme në Shtime dhe të njëjtin e ka shoqëruar në polici.

    Për qenin është dhënë urdhër që të dërgohet për trajtim te veterinari.

    Këtë e ka konfirmuar për Insajderin, Kanun Veseli, zëdhënës i policisë për rajonin e Ferizajt.

    “Policia e ka identifiku automjetin dhe personin e dyshuar, ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 13:30 në rrugën që të çon në fshatin Godanc, personi është shoqëru në stacionin policor në Shtime dhe është duke u intervistuar. Është urdhëru që qeni të dërgohet te veterinari”, tha Veseli për Gazetën Insajderi.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark