Njësiti i hetimeve të përgjithshme të Policisë së Kosovës në Prishtinë mbrëmë ka shoqëruar në stacion policor një person të dyshuar, i cili po kërkohej nga ana e tyre për më shumë se dy javë.
I dyshuari është arrestuar nën dyshimin e kryerjes së tri veprave të ndryshme penale dhe nga i njëjti është sekuestruar një armë zjarri.
“Personi i dyshuar po kërkohej nga policia, që nga data 11 janar 2023, për veprat “Shkaktimit të rrezikut të përgjithshëm”, “Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedimi paautorizuar i armës” – ka thënë Policia.
Tutje është thënë se ndaj tij janë kryer procedurat e nevojshme policore në koordinim me prokurorin e shtetit.