Insajderi
Lajme

Kandidati Hyzer Rizani: Nisem fushatën dhe do ta kthejmë PDK-në aty ku përket, Bedri Hamza Kryeministër

Insajderi
11 January 2025 - 13:28
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Kandidati Hyzer Rizani: Nisem fushatën dhe do ta kthejmë PDK-në aty ku përket, Bedri Hamza Kryeministër
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kandidati për deputet Hyzer Rizani tha se PDK po kthehet në vendin që i përket.

Ai ftoj qytetarët që të bashkohen në vizionin e tyre për zhvillim.

“Mbrëmë, në sheshin e qytetit “Adem Jashari”, në mesin e qindra aktivistëve dhe simpatizantëve, hapëm zyrtarisht fushatën zgjedhore për zgjedhjet parlamentare të datës 9 shkurt. 📢 Për 1 muaj rresht, ne nuk do të ndalemi! Çdo ditë, çdo orë, do të jemi në terren duke u mobilizuar për ta kthyer Partinë Demokratike të Kosovës aty ku e ka vendin, me Bedri Hamzën Kryeministër. Bashkohuni me ne dhe mbështesni vizionin tonë për zhvillimin e Kosovës!”, tha ai.

Hyzer Rizani kandidon për deputet me numrin 60.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark