×
  • Lajme
  • Lajme

    Arrestohet personi që kërkonte para në emër të Sami Lushtakut

    Insajderi
    06 February 2016 - 11:06

    Ramadan Bunjaku kishte marrë përsipër “ta ndihmonte” Sami Lushtakun që të mbrohet prej akuzave të EULEX-it. Kishte vendosur të kërkonte para qytetarëve për të krijuar një fond për mbrojte ligjore.

    Të paktën gjashtëqind euro ka arritur t’i sigurojë në këtë nismë patriotike. Mirëpo, dhuruesi ka dalë të jetë polic i cili kishte simuluar kryerjen e veprës penale. Paratë që ka marrë ai, janë të shtetit dhe do të përdorën si provë materiale kundër tij në gjykatë për akuzën e mashtrimit.

    E gjithë ngjarja është incizuar me video nga Policia e Kosovës bazuar në urdhëresën e Gjykatës Themelore të Prishtinës.

    Burime nga Policia i kanë thënë Insajderit se Ramadan Bunjaku (1982) nga Vushtrria është arrestuar të premten pasdite nga Policia e Kosovës. Arrestimi i tij është bërë pas denoncimit që kanë bërë në Polici familja e Sami Lushtakut.

    Policia ka njoftuar për këtë arrestim, por nuk ka treguar se ka të bëjë me Lushtakun.

    “Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomike ka zbatuar urdhëresën e gjykatës  kompetente të datës 27.01.2016, për blerje të simuluar, video-audio vëzhgim të fshehtë në vende publike dhe me këtë rast ka arrestuar të dyshuarin mashkull K-Shqiptar me 600 euro ne xhep”, ka thënë Policia e Kosovës.

    “ I dyshuari besohet se ka kryer veprën penale mashtrim  duke kërkuar – marrë para nga persona të ndryshëm në emër te financimit të mbrojtjes ligjore për  një person tjetër para gjykatave”. /Insajderi.com

     

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark