Policia raporton se është arrestuar një person i dyshuar i cili për arsye të pa njohura ka sulmuar fizikisht një femër shtetase e Shqipërisë.
Derisa njësiti policor ishte duke intervenuar, i dyshuari ka sulmuar edhe tre zyrtarët policorë, raporton Insajderi. Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.
Rasti ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në komunën e Gjakovës./Insajderi.com