Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Gjakovë pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht zyrtarët policor derisa këta të fundit ishin duke i shqiptuar një tiketë trafiku për kundërvajtje, raporton Insajderi.com
Gjatë arrestimit lëndime të lehta ka pësuar një zyrtar policor si dhe i dyshuari, të cilëve u është ofruar ndihma mjekësore, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje./Insajderi.com